Rreth 100 mijë lëndë gjyqësore të paekzekutuara

Ambasadori i SHBA-së, Christopher Dell, dhe udhëheqës të gjyqësorit në Kosovë kanë vlerësuar se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme dhe të fuqishme, në përmirësimin e gjendjes së krijuar për shkak të mosekzekutimit të aktgjykimeve civile.
“Realiteti i sotëm në Kosovë është se sistemi i përmbarimit të gjykimeve është duke çaluar; ka pothuajse 100 mijë aktgjykime, të cilat janë nxjerrë nga gjykatat dhe mbesin të papërmbaruara, disa prej tyre tani e shumë vite”, ka thënë Dell, transmeton KosovaPress.
Ambasadori amerikan i bëri këto komente në konferencën me moton “Përmbarimi i aktgjykimeve në Kosovë: Thirrje për reformë sistemore”, të organizuar nga USAID-i, përmes programit SEAD, i cili shërben për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, si dhe Projektit për Reformën e Përmbarimit në Kosovë – BERP.
Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, ka deklaruar se në bazë të strategjisë legjislative të vitit 2010, MD ndër të tjera ka paraparë edhe hartimin e ligjit të ri për procedurën e përmbarimit në Kosovë.
Ai ka vlerësuar se çështja e mosekzekutimit të aktvendimeve duhet të analizohet me kujdes, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje në reformimin e këtij sistemi.