EULEX-i nuk ka për objektiv vetëm zyrtarët e lartë ose ministrat

Zëvendës-shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, Roy Reeve, i tha BBC-së se procesi i hetimeve për rastet, siç i quajti, të mëdha të korrupsionit do të vazhdojë.
Ai paralajmëroi se në javët e ardhshme EULEX-i do ta bëjë të qartë se nuk ka për objektiv vetëm zyrtarët e lartë ose ministrat e qeverisë së Kosovës.
Reeve tha se hetimi në njërën nga ministritë e qeverisë së Kosovës është vetëm fillimi i "një beteje të gjatë dhe të vazhdueshme" dhe të përbashkët me institucionet e Kosovës, me qëllim të luftimit të korrupsionit në institucionet e qeverisë ose në ato private.
Duke folur për hetimet që po zhvillohen për krimet e luftës, Reeve tha se misioni i tij nuk ka dëshmi për të ashtuquajturën "shtëpi e verdhë" në Burrel të Shqipërisë, të cilat do të sugjeronin se mund të ketë ndodhur diçka.
Ai tha se së shpejti do të kërkohet nga vendet fqinje të Kosovës që të ndihmojnë në vazhdimin e hetimeve për krimet e luftës.
Zëvendës-shefi i EULEX-it tha se zgjedhjet lokale serbe, që pritet të zhvillohen nga fundi i kësaj jave në Mitrovicën e veriut, janë të paligjshme dhe nuk do të njihen nga misioni evropian.
BBC: Zoti Reeve, në fund të javës pritet të mbahen zgjedhjet serbe në Mitrovicën e veriut. Janë shtuar zërat që thonë se ato mund të tensionojnë situatën. Cili do të jetë qëndrimi juaj ndaj këtyre zgjedhjeve?
Roy Reeve: Para së gjithash, më lejoni të them se ne nuk e njohin ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe këtë e kemi bërë shumë të qartë.
Ne ndajmë të njëjtin qëndrim me Zyrën Civile Ndërkombëtare (ICO) dhe UNMIK-un si dhe të gjithë të tjerët. Këto nuk janë zgjedhje që ne do t'i njohim.
Nëse më pyesni se cila do të jetë përgjigja jonë ndaj trazirave në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve, atëherë sistemi do të jetë i ngjashëm me të gjitha trazirat civile kudo në Kosovë.
Instanca e parë do të jetë Policia e Kosovës që do të merret me situatën për të qetësuar gjërat. Nëse ata nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë do ta kalojnë këtë tek ne, te njësitë e policisë së EULEX-it, për t'u marrë me atë që ndodh. Nëse në një rast ekstrem ne nuk do të mund të bëjmë një gjë të tillë, atëherë është KFOR-i si përgjigje e tretë që do të ndërhyjë. Por më lejoni të them se ne nuk presim që të ndodhë një gjë e tillë gjatë zgjedhjeve.
BBC: Pra, ju nuk do të shtoni praninë tuaj në veri të Kosovës në fund të kësaj jave?
Roy Reeve: Aktualisht ne kemi 50 policë edhe në pikat doganore në veri dhe gjithandej në veri të Kosovës. Dhe njësitë policore kanë mundësi të gjenden në cilëndo pjesë të rajonit.
BBC: Ka pasur kritika nga autoritetet e Kosovës ndaj EULEX-it për, siç thuhet, "moskryerjen e detyrës në pikat kufitare në veri" me qëllim të parandalimit të zyrtarëve serbë që e kanë vizituar veriun. Nëse kjo ndodh sërish, cila do të jetë përgjigja juaj ndaj ardhjes së zyrtarëve të lartë serbë?
Roy Reeve: Ka një sistem të përcaktuar për zyrtarët e qeverisë serbe, që të kontaktojnë me zyrën e BE-së në Beograd dhe me zyrën e përfaqësuesit të posaçëm këtu në Prishtinë ku duhet të aplikojnë për leje qëndrimi. Pas kësaj ne i drejtohemi autoriteteve dhe, nëse ata japin lejen, atëherë çdo gjë është në rregull.
Por kur flasim për figurat politike të opozitës në Serbi, atëherë nuk ka një strukturë të përcaktuar. Nëse ata duan që të udhëtojnë në kapacitetet e tyre private dhe jo si zyrtarë të autoriteteve serbe, atëherë nuk ka një sistem të përcaktuar që do t'i ndalonte ata. Kjo është çështje e lirisë së lëvizjes.
BBC: Pra, nuk ka ndalim të askujt, madje edhe kur bëjnë deklarata politike në territorin e Kosovës?
Roy Reeve: Në fakt, kjo më duket shumë hipotetike. Për momentin, doganat e EULEX-it kanë një rol ekzekutiv në dy pikat kufitare, por jo edhe policia e EULEX-it.
Kjo është një çështje e policisë kufitare të Kosovës. Dhe kjo polici kufitare e Kosovës është nën komandën e drejtorit të përgjithshëm të këtij shërbimi këtu. Nëse ai i udhëzon njerëzit e tij që të kthejnë mbrapsht vizitorët e paautorizuar të çfarëdo lloji, atëherë, për shkak se ne jemi të pranishëm, do të vëzhgojmë mënyrën se si po bëhet një gjë e tillë. Por ne nuk kemi përgjegjësi ekzekutive në këto pika, që të kthejmë njerëzit mbrapsht.
BBC: Meqë po flasim për këtë çështje, më intereson të di se si e përshkruani ju marrëdhënien me autoritetet e Kosovës, pas ndërhyrjeve në njërin nga institucionet e qeverisë së Kosovës?
Roy Reeve: Përgjithësisht marrëdhëniet duhet të kategorizohen si të mira. Sikundër e dini, udhëheqësi i misionit ka takime javore me kryeministrin ku diskutohen këto çështje. Pastaj drejtuesit e komponenteve tona takohen rregullisht me kolegët e tyre ministrorë.
Ne kemi struktura zyrtare për t'u këshilluar dhe për të diskutuar dhe ndajmë objektiva të përbashkëta. Është e kuptueshme nga deklaratat publike të qeverisë së Kosovës, të EULEX-it si dhe të bashkësisë ndërkombëtare se korrupsioni, krimet e rënda dhe krimi i organizuar duhet të luftohen. Ka një përkushtim të përbashkët për të punuar në këtë drejtim.
Fakti se ne kemi nisur me një rast dhe do të ketë të tjera, meqë ky është vetëm fillimi i këtij procesi, që EULEX-i të zbatojë autoritetin e tij ekzekutiv, mendoj se kjo demonstron vullnetin tonë për të kryer detyrën.
Ne tani kemi marrë përkushtimin e kryeministrit se do të ketë prokurorë dhe policë që do t'i bashkohen zyrës së prokurorit special, që është një zyrë e përbashkët dhe është një institucion kosovar.
Tani për tani, janë tre prokurorë të EULEX-it dhe pesë prokurorë shqiptarë që po punojnë në këto raste. Prandaj do të shohim një ndryshim në udhëheqje atëherë kur prokurorët shqiptarë të zhvillojnë aftësitë dhe teknikën dhe pastaj do të udhëheqin me këto raste në një të ardhme. Por në përgjithësi, siç e thashë, ka njohje dhe mirëkuptim për atë që po bëjmë.
Kjo është një fushë që duhet të luftohet për të ardhmen e Kosovës dhe dimensionin e saj evropian për të tërhequr investimet. Pra, ka një vullnet të përbashkët për të ecur kësaj rruge.
BBC: Pra, ju keni marrë premtimin e kryeministrit dhe të qeverisë së Kosovës për të ndihmuar në punën tuaj që ndërlidhet me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të vendit?
Roy Reeve: Sigurisht. Por të mos përqëndrohemi vetëm në zyrtarët e lartë. Do të ketë edhe raste të tjera në javët e ardhshme ku do ta bëjmë të qartë se ne nuk i kemi objektiv vetëm zyrtarët e lartë të qeverisë ose ministrat e lartë të qeverisë. Kjo është një çështje shumë e gjërë. Dhe kur rastet të jenë të gashtme për të proceduar me hetime zyrtare atëherë kjo do të ndodhë, do të ecim përpara.
BBC: I keni respektuar institucionet e Kosovës, duke ndërhyrë në një nga ministritë e qeverisë së Kosovës?
Roy Reeve: Nuk jam i sigurt nëse e kuptoj me 'të respektojmë institucionet'. Ne të gjithë ndajmë objektiva të njëjta. Dhe letrat bien aty ku bien. Nëse ka dëshmi të mjaftueshme për të proceduar kundër ndonjë individi ose institucioni ne do ta bëjmë këtë.
BBC: Po institucionet e Kosovës janë të pavarura. A keni ju të drejtë të hyni e t'i kontrolloni ato?
Roy Reeve: Po, sepse kjo e drejtë na është dhënë nga qeveria e Kosovës kur misioni u vendos këtu. Neve na u dhanë përgjegjësi të qarta ekzekutive në këto fusha dhe kjo është ajo që ne aktualisht po zbatojmë.
BBC: A do të ecni tutje në këtë që ju e quani luftë kundër korrupsionit me institucionet e tjera të Kosovës?
Roy Reeve: Po. Kur flasin për rastet e mëdha të korrupsionit, them se po, do të ketë të tjera. Por kjo po zhvillohet në çdo kohë. Nëse i shikoni gjykatat në pjesë të tjera në Kosovë, ka gjykime të vazhdueshme në rastet e korrupsionit kundër zyrtarëve lokalë, atyre të policisë dhe të tjerë.
Ky proces po vazhdon. Nuk është fjala vetëm për një goditje. Ky është fillimi i një beteje të gjatë dhe të vazhdueshme të përbashkët me qeverinë e Kosovës me qëllim të luftimit të këtij lloji të korrupsionit në institucionet e qeverisë ose në ato private.
BBC: Pra, do të shohim arrestime në një të ardhme të afërt?
Roy Reeve: Me siguri do të shihni hetime zyrtare që do të hapen.
Sa i përket arrestimeve unë nuk mund të komentoj procesin e drejtësisë këtu. Hetimet do të vazhdojnë dhe kur prokurori do të ndjejë se ka dëshmi të mjaftueshme për t'iu drejtuar gjykatësit dhe të thotë se tani duhet të arrestojmë dhe të sjellim këtë individ ose më shumë syresh para gjykatës, atëherë ky është procesi. Këtë nuk mund ta paragjykojmë.
BBC: Mendoni se korrupsioni është një fenomen në Kosovë dhe se është i shtrirë gjithandej?
Roy Reeve: Mendoj se nuk është problem ekskluzivisht vetëm i Kosovës, por një çështje që na prek të gjithëve në këtë botë.
Tani kemi një mundësi me një strukturë të re, një qeveri të re dhe në një shtet të ri që të punojmë shumë në fillim të këtij procesi për të luftuar këtë problem në rrënjët e tij.
BBC: Ju keni përgjegjësi ekzekutive në dy fusha të caktuara, njëra është korrupsioni e tjetra krimet e luftës. Kemi parë ditët e fundit një aksion të policisë së EULEX-it për të arrestuar të dyshuar, siç thuhet, për krime lufte. Çfarë më saktësisht po bëni në këtë fushë?
BBC: Një përgjigje e sinqertë do të ishte "po bëjmë shumë".
Ju i keni parë referimet për një varr të mundshëm të luftës në Rashkë. Ne po zhvillojmë mbi 20 hetime dhe është një përpjekje e përbashkët dhe jo vetëm e prokurorit tonë për krime lufte.
Ne kemi edhe zyrën e personave të zhdukur, një institucion i përbashkët i Kosovës dhe EULEX-it. Kjo zyre është përgjegjëse për hetimin e varreve të mundshme masive dhe të identifikimit të çdo gjëje që mund të gjendet brenda.
Ne punojmë ngushtë edhe me familjet e personave të zhdukur dhe i mbajmë të informuar për punën që po bëjmë.
Është një çështje shumë e ndjeshme dhe shumë emocionale. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona në këtë drejtim. Përveç përpjekjeve për të identifikuar mbetjet mortore të personave të zhdukur dhe të përcaktimit të vendit ku mund të ndodhen ata, kur të kemi dëshmi, atëherë prokurori ynë për krime lufte do të punojë me partnerët në nivel ndërkombëtar për t'i bashkuar rastet me qëllim që autorët të përgjigjen para drejtësisë.
BBC: Po në lidhje me Shqipërinë, i keni pyetur autoritetet e Shqipërisë që t'ju lejojnë për të zhvilluar hetime atje?
Roy Reeve: Sërish na duhet një dëshmi e fuqishme për një varr masive të mundshëm ose një vend ku mund të jetë kryer një krim lufte. Por ne ende nuk kemi patur mundësi të identifikojmë këtë.
Muajt e fundit ka patur shumë fjalë për të ashtuquajturën "shtëpi e verdhë", për të cilën ne nuk kemi dëshmi që sugjerojnë se kjo ka ndodhur atje dhe nuk është përparësi jona.
Ne duhet të punojmë për të identifikuar vendet dhe të punojmë në to. Do të kërkojmë nga vendet fqinje në muajt e ardhshëm për të vazhduar hetimet tona atje. Por, e para është që të përcaktojmë vendin dhe nga kjo pikë të zhvillojmë mundësisht një gjykim për krime lufte.
BBC: Por ju keni arrestuar një të dyshuar për rastin e Kukësit. Çfarë keni gjetur atje?
Roy Reeve: Prokurorët kanë dëshmi të mjaftueshme arrestimin e atij personi.
BBC: Por në këtë rast keni kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë që të ndihmojnë në hetimin e rastit. Keni marrë ndonjë ndihmë nga ato?
Roy Reeve: Kjo është një gjë në rrugë e sipër dhe ne i kemi pyetur ato. Por në anën tjetër Kosova vetë mund të kërkojë nga Shqipëria, për shkak të njohjeve dhe marrëdhënieve të ngushta mes tyre.
Pastaj ne mund të punojmë me partnerët tanë nga Shqipëria dhe partnerët tanë shqiptarë nga Kosova me qëllim që ta zhvillojmë këtë.
Nuk është një çështje ekskluzive e EULEX-it. Kjo është një pjesë ku mund të kërkojmë nga qeveria këtu, që përmes lidhjeve me qeverinë e Shqipërisë, të lehtësojë çfarëdo hetimi që mund të zhvillohet.
Sepse edhe zyra e prokurorit për krime lufte dhe ajo e personave të zhdukur po bëjnë përpjekje të përbashkëta dhe këto nuk janë ekskluzivisht institucione të EULEX-it.