E Diel, 1 Nëntor 2026

Stavridis Ballkani po ecen drejt stabilitetit dhe integrimit te plote ne NATO

Gjendja ne Ballkan ka ndryshuar jashtezakonisht shume nga ajo qe ishte para 10-15 vjetesh. Nga lufta ne Bosnje Kosove dhe mbi nje milion e gjysem te zhvendosur e rreth 100 mije te vrare tani vendet e rajonit te Ballkanit kane bere mjaft perparim. Admirali amerikan Xhejms Stavridis komandant i Komandes Amerikane ne Evrope dhe Komandant Suprem i Aleances se Natos ne Evrope thote se megjithese ka ende tensione rajoni duket se po ecen drejt stabilitetit dhe integrimit te plote ne NATO.

Sllovenia Kroacia dhe Shqiperia jane anetare te Natos dhe kjo ishte e paimagjinueshme para 10-15 vjetesh thote Admirali amerikan Xhejms Stavridis. Tani nuk mund te behen me hapa pas.

Une do te thosha qe gjendja ne pergjithesi ne Ballkan mbetet ne nje faze ku ne nuk mund te kthehemi tek situata qe ishte para 10-15 vjetesh por a ka ende tensione sot Sigurisht qe ka.

Zoti Stavridis thote se duhen krijuar kushtet ku vendet qe duan te anetaresohen ne Nato te kene mundesine te ecin perpara. Por ne te njejten kohe u duhet kushtuar vemendje tensioneve ne te gjithe rajonin. Admirali amerikan thekson se siguria ne Kosove eshte permiresuar dhe kjo eshte pasqyruar tek pakesimi i trupave te Kforit.

Jam i bindur se do te jem ne gjendje te vazhdoje pakesimin e trupave ne Kosove nga 9 mije ne rreth 5 mije gjate muajve te ardhshem. Pra une shoh perparim.

Zoti Stavridis ndjehet optimist se edhe problemet qe ekzistojne tani ne rajon si kontrabanda trafiku i qenieve njerezore narkotikeve etj. do te arrijne te zgjidhen permes nje bashkepunimi me te mire rajonal.

Ndjehem i inkurajuar nga mesazhet qe marr nga Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se keto dy vende do te perpiqen ti zgjidhin mosmarreveshjet qe kane permes dialogut. Ky eshte pikerisht mesazhi qe mora kur vizitova Beogradin.

Disa nga vendet e Ballkanit po japin kontributin e tyre tashme ne misionin e Natos ne Afganistan. Admirali Stavridis thote se pervoja qe sjellin forcat ushtarake te vendeve te rajonit ne mision eshte shume e vlefshme.

Mendoj se jane forca ushatarake efikase. Dhe e them kete edhe per sa i perket spektrit fetar te besimeve te perfshira. Shohim pune shume te mire nga myslimanet e rajonit si shqiptaret per shembull por edhe nga jomyslimanet si kroatet. Kontributi qe japin ata eshte shume i rendesishem.

Admirali Stavridis flet edhe per ecurine pozitive te Shqiperise si anetare e re e Natos.

Une sapo perfundova nje vizite shume te mire ne Tirane ku kisha rastin te mesoja me shume per kulturen ilire per te cilen shqiptaret jane shume krenare. Kjo kulture ka nje karakter shume te vecante ushtarak dhe ushtaret shqiptare e zbatojne ate me krenari. Ata po bejne nje pune jashtezakonisht te mire per ne ne Afganistan ku kane disa qindra trupa.

Zoti Stavridis thote se eshte shume i kenaqur nga entuziazmi qe sheh ne vende si Shqiperia dhe Kroacia per Naton. Ai thote se dy vendet jane shembull i mire i perparimit te bere ne Ballkan dhe shpreson qe shembulli i tyre te ndiqet edhe nga vendet e tjera. Ai thote se Natoja eshte aleanca qe mund te nxise bashkepunimin mes vendeve te rajonit per te krijuar stabilitetin afatgjate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›