E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefan Taçi, një "Bisedë me tingujt e Mesdheut"

"Bisedë me tingujt e Mesdheut" është ekspozita që piktori Stefan Taçi do të hapë të hënën në "Art Galeri Kledio", në Tiranë. Përzgjedhja e Mesdheut si motivi i punimeve të tij nuk ka qenë rastësore për autorin. Piktori ka zgjedhur këtë temë sepse sipas tij, dielli i Mesdheut ka formuar jo vetëm lëkurën, po edhe shpirtin tonë. Të gjithë ne, pavarësisht dëshirës, jemi nga pak mesdhetarë, në mos shumë. Jemi pjesë e atij qytetërimi të madh që lindi në Mesdhe. Për realizimin e kësaj ekspozite me 25 punime, Taçi ka filluar të punojë prej kohësh. Ai ka kërkuar që frymën dhe dritën e Mesdheut ta bëjë pjesë të kërkimit e dialogut artistik duke nisur shumë vite më parë. Për piktorin Stefan Taçi ka shpesh "biseda" me kompozimet e tij, në mënyrë që ato të mbështeten në ndjesitë që përftohen nga kjo kulturë, nga historia dhe mitet e saj, nga trashëgimia e madhe e artit apo dhe problematika bashkëkohore që ka kjo "perandori". Piktori Taçi ka realizuar edhe një sërë ekspozitash të tjera personale, si "O sa mirë me qenë njeri" dhe "Njeriu", në Tiranë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›