Statuja e Nefertitit, autentike apo false?
Me trajtat elegante të fytyrës e të punuar hollë, buzëqesh hijshëm dhe me një lloj qetësie të brendshme shpirtërore që prej 3400 vjetësh. Ose të paktën ka qenë ky opinioni i deritanishëm publik dhe shkencor. Kjo vepër unike arti, e ekspozuar në Berlin, tërheq të paktën gjysmë milionë turisë çdo vit. Por sot dy autorë kanë hedhur dyshime mbi autenticitetin e bustit të mrekullueshëm të mbretëreshës egjiptiane të dinastisë së 18-të.
Sipas një historiani arti zviceran, skulptura është realizuar jo më shumë se 100 vjet më parë. Eksperti Henri Stierlin është i bindur se vepra që tashmë është kthyer në objektin më të rëndësishëm të muzeut "Neues" të Berlinit është krijuar nga një artist i paguar nga Ludvig Borçardit, arkeologu gjerman që në vitin 1912 mori përsipër meritën e gjetjes së bustit të Nefertitit në qytetin e lashtë, Amarna, 130 kilometra në jug të Kajros.
Në librin e tij "Le Buste de Nefertiti - une Imposture de l‘Egyptologie" (Busti i Nefertitit - një mashtrim i egjiptologjisë?) Henri Stierlin tregon se në fakt busti qe realizuar thjesht për të testuar disa receta të lashta bojërash. Por pasi princi gjerman, Johan Gorg, u marros pas bukurisë së tij, i cili qe adhurues i zjarrtë pas gjithçkaje që kishte të bënte me Nefertitin, Borçard "nuk mundi ta tregonte të vërtetën duke e lënë mikun e rëndësishëm të bënte figurën e budallait", por mendoi më mirë t‘i thoshte se busti qe autentik.
Autori dhe historiani berlinez, Edrogan Ercivan, i ka shtuar edhe më shumë benzinë zjarrit me librin e vet "Një lidhje e munguar në arkeologji", i nxjerrë nëpër libraritë gjermane javës së shkuar. Edhe ky autor e konsideron bustin e Nefertitit të rremë. Shkon edhe më tej duke sqaruar se u punua për llogari të Borçardit nga një artist dhe si modele pozoi bashkëshortja e arkeologut.
Sipas të dy autorëve, entuziazmi publik dhe politik që shoqëroi zbulimin asokohe të kësaj vepre arti krijoi "dinamikën e vet" dhe e bënë Borçardtin ta mbante larg syve të publikut deri në vitin 1924 e mbajti në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tij për 11 vjet përpara se t‘ia dorëzonte muzeut berlinez. Që atëherë busti është bërë një prej faktorëve më të rëndësishëm në joshjen e turistëve në qytet. Dihet gjerësisht tashmë që statuja admirohej edhe nga Adolf Hitleri, i cili e quante "kryevepër unike, vepër e mrekullueshme, një thesar i vërtetë".
Një seri testesh radiologjike të kryera së fundmi nga spitali "Charite" në pamje të parë hedhin poshtë idenë e dy autorëve, pasi, sipas tyre, rezultoi që busti vërtet qe realizuar më shumë se tre mijë vjet më parë. Testet në fjalë zbuluan një fytyrë të fshehur në brendësi të statujës të punuar në gur gëlqeror. Por Stierlin këmbëngul se në rast se është e mundur të gjendet me saktësi data e pigmenteve, të cilat duket se janë vërtet egjiptiane, është e pamundur të përcaktosh me saktësi datën e realizmit të bustit, pasi është punuar në gur dhe i mbuluar me një shtresë të hollë allçie.
Në mbrojtje të teorisë së tij eksperti zviceran sjell edhe argumente të tjera, siç është fakti që bustit i mungon syri i majtë. Sipas Stierlin nuk ka të ngjarë që egjiptianët ta kenë realizuar bustin pa e kompletuar, ndërkohë që mungesa e njërit prej syve do të qe mungesë e thellë respekti ndaj mbretëreshës së tyre të adhuruar. Shton gjithashtu se raportet shkencore mbi zbulimin nuk u dokumentuan për 11 vjet me radhë.
Ajo që është shkruar në ditarin e Borçardtit mbeten edhe të dhënat kryesore të dokumentuara mbi zbulimin e bustit. Në të shkruhet: "Papritmas mbanim në duar veprën më të gjallë artistike të Egjiptit të lashtë. Njeriu nuk mund të arrijë ta përshkruajë me fjalë një çast si ky. Duhet të jesh vetë i pranishëm që ta kuptosh".
Por Ditrih Uildung, drejtori i Muzeut Egjiptian të Berlinit, ku ekspozohet aktualisht busti i Nefertitit, i ka hedhur poshtë qëndrimet e dy autorëve, duke thënë se janë veç përpjekje për të cenuar popullaritetin e kësaj vepre unike arti. "Një grua e bukur dhe një skandal që ka në qendër falsifikimin", tha Ditrih Uildung. "Diçka e tillë gjithnjë shet libra". Shtoi se hijet e dyshimit mund të hidheshin lehtësisht poshtë, duke iu referuar tomografisë kompjuterike dhe analizimit të detajuar të materiale të cilave u është nënshtruar busti i Nefertitit. Të gjitha kanë vërtetuar se bëhet fjalë për një vepër të prodhuar më shumë se tre mijë vjet më parë.
Në tetor, busti do të kthehet në muzeun "Neues", i cili është rikonstruktuar së fundmi nga arkitekti britanik, Deivid Çiperfild, që ka qenë shtëpia e saj prej shtatëdhjetë vitesh. Nefertiti do të jetë në krye të një galerie të gjatë në kupolën e veriut, ku do të vendoset mbi një piedestal të posaçëm. Është me vend të vërehet se për dekada të tëra Egjipti i ka kërkuar Gjermanisë kthimin e kësaj vepre arti, por duket se gjermanët as që kanë ndër mend të heqin dorë nga ky objekt kaq i vyer.
Mbretëresha e Diellit
Sipas ekspertëve të Egjiptit të Lashtë, busti i përket bashkëshortes së Mbretit të Diellit, Akhenatonit, përkrah të cilit mendohet se ajo mbretëroi në Egjipt mes viteve 1353 dhe 1336 para lindjes së Krishtit. Mendohet se statuja e Nefertitit, që në gjuhën e egjiptianëve të lashtë do të thoshte "e bukur erdhi" është zbuluar në Egjipt në vitin 1912 nga arkeologu gjerman, Ludvig Borçardit. Gjatë viteve kur në Gjermani dominonte nazizmi, Herman Gering, një prej hierarkëve më të lartë, vendosi ta kthente në Egjipt, por u kundërshtua nga Adolf Hitleri, i cili kishte ndër mend t‘i kushtonte një vend nderi në një prej muzeve madhështorë të Gjermanisë që kishte ndër mend të ndërtonte në Berlinin e ri. Debatet mbi kthimin e bustit në vendin e vet vazhdojnë edhe sot mes Egjiptit e Gjermanisë.