E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Dialogu mes palëve, duhet kohë

Borislav Stefanovic, Kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovën, ka deklaruar se duhet ende kohë për vijimin e dialogut dhe se raportet për datën e rifillimit, janë spekulime.

Dialogu do të vazhdojë kjo është e sigurt, por ka nevojë për më shumë kohë, për diplomaci fluturuese ndërmjet Beogradit dhe Brukselit, për më shumë ndikim te Prishtina për të hequr dorë nga qëndrimi kokëfortë rreth përfaqësimit rajonal, e cila do të jetë edhe tema kryesore në vazhdimin e dialogut, ka thënë më tej Stefanovic, në një intervistë për mediat serbe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›