E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë spastrimet e Bashës, pritet të largohen edhe 230 punonjës të tjerë

Share

Fshesa mbi punonjësit e Bashkisë së Tiranës nuk ka mbaruar, madje sa ka nisur. Vetë nënkryetarja e bashkisë Jorida Tabaku ka bërë me dije se nuk janë vetëm 70 numri i punonjësve të hequr nga puna, por 300 të tillë. Sipas saj, në ditët në vijim pritet që të shkurtohen edhe 230 punonjës të tjerë.

Nga struktuara e re që ka bërë pasardhësi i Edi Ramës në këtë bashki Lulzim Basha kanë dalë tepër rreth 300 veta, që paguhen kryesisht me rroga minimale dhe siç e pranon dhe vetë bashkia,fondi i kursyer nga heqja e tyre nga puna është vetëm 4 për qind e fondit të përgjithshëm të pagave.  Duke folur për mediat sot Tabaku tha se Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak që ishte në muajin tetor, ne morëm disa vendime shumë të rëndësishme, për krijimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, për ristrukturimin e strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht një analizë të të gjithë funksioneve që ne kryejmë, me qëllim kryesor përmirësimin e shërbimit të Bashkisë së Tiranës, por nga ana tjetër për përdorimin me efiçencë të fondeve publike. Si rezultat i kësaj, nga analiza që u bë në të gjithë ndërmarrjet e varësisë, u konstatuan dhe u sugjeruan disa ndryshime, të cilat u morrën që në mbledhjen e tetorit në Këshillin Bashkiak. Këto ndryshime lidheshin kryesisht me ristrukturime në Ndërmarrjen nr.1, e cila merret me pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit, ristrukturime në Ndërmarrjen nr.2 dhe 3 që ofrojnë shërbime lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve, ndriçimin dhe mirëmbajtjen e shkollave dhe në Drejtorinë e Funeraleve.Si rezultat i këtyre ristrukturimeve dhe si rezultat i analizës së funksioneve që kryen secila prej drejtorive, u sugjerua një reduktim stafi i cili shkonte rreth 300 punonjës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›