E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqipëria të bëhet e gjelbër

Kryeministri i vendit Sali Berisha, gjatë punimeve të Seminarit Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi, ka vënë në dukje se reformat e thelluara janë çelësi i suksesit për përballimin e krizës dhe hapjen e rrugës drejtë zhvillimit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha vuri në dukje se modeli që ai ka ndjekur ka të bëjë me uljen e taksave. Vendosa në vendin tim barrën më të ulët fiskale në Evropë, privatizim i shpejt, liberalizim i plotë. Vendi im kaloi në një rritje dyshifrore. Pastaj humba pushtetin. Pasi erdha sërish në pushtet iu riktheva modelit tim, modelit të Reagan. Reagan thotë se “paratë në llogaritë e personave privatë janë më të vlefshme për shoqëritë se në llogaritë publike.

Për të, arritjet e mëdha janë realizuar në sajë të kërkimit, duke marrë shembull Kinën.
Kina ka kaluar në krye sa i përket kërkimit dhe kjo është në interes të të gjithë njerëzimit. Ku ndodhet fuqia? Fuqia ndodhet tek liria. Unë besoj ende se bota është një-polare. Modeli i vjetër duhet të reformohet, por edhe duhet të ndiqet, nuk duhet kundërshtuar.

Kryeministri ndër të tjera tha se qëllimi më madhor për vendin është që ai të behet i gjelbër.

Të bëhemi të gjelbër. Ne po punojmë, gjithashtu, në fusha të tjera. Po punojmë në pyllëzimin e vendit nëpërmjet drurëve frutorë. Vendi im ka shumë pak tokë bujqësore, për momentin ka 1800 m për frymë, më e ulëta në Evropë, por potenciali është shumë i madh nëse zbatojmë pyllëzimin nëpërmjet drurëve frutorë, sepse vendi im është një vend ideal për arrorët. Ne po punojmë në burime të tjera të energjisë. Prandaj unë besoj se rruga e gjelbër është e ardhmja dhe mënyra më e mirë për vendin tim, ka deklaruar Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›