E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Thaçi zbaton marrëveshjen siç i intereson

Leposaviç, 17 shtator 2011, NOA Një ditë pas zbatimit të marrëveshjes për dërgimin e doganierëve kosovarë në dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës në kufi me Serbinë, shefi i delegacionit serb në bisedimet Prishtinë-Beograd, Borisllav Stefanoviç deklaroi se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar po përpiqen të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel ashtu siç u intereson.
Stefanoviç duke komentuar para gazetarëve në komunën e Leposaviçit në veri deklaroi se Marrëveshja ka tri fjali – bazohet vetëm në vula dhe në dokumentet përcjellëse, bëri me dije kryenegociatori serb, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për vendkalimet kufitare.
Sipas Stefanoviç, Prishtina nuk e ka dashur një gjë të tillë.
Stefanoviç u shpreh prerë se zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut, por sipas tij jo me doganierët kosovarë në veri.
REL/mit/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›