City fitore "koti" me WBA

Manchester City ka arritur një fitore të zbehtë ndaj WBA-së në ndeshjen e radhës në Premierligë. Skuadra e Roberto Mancinit e mposhti WBA-në me rezultat 1 me 0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoj Dzeko në minutën e 35. Pavarësisht shumë shanseve që pati, City nuk arriti të shënoj më gol.
Kjo fitore për Cityn nuk ndryshon shumë në Premierligë pasi që kampion i tashmë dihet, ndërsa edhe City e ka pothuajse të sigurtë vendin e dytë./Indeksonline/