Vidhet përkrenarja e Skënderbeut

Në muzeun e Sinës në Peshkopi, muze kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, është vjedhur përkrenarja.
Ende nuk dihet se si është vjedhur përkrenarja. Dyshohet që ajo të jetë marrë nga ndonjë vizitor i rastit. Muzeu ishte hapur për shkak te vizitave që janë shtuar kohët e fundit.
Pasi është bere pastrimi i Muzeut në vendin ku qëndronte përkrenarja, ndodheshin vetëm shpatat e familjes së Kastriotëve. Ky muze është pothuajse jashtë kontrollit, nuk ka një ciceron dhe për të kujdeset një banor i zonës./Indeksonline/