E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto - Countryman diskutohet situata politike

Zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti dje zv.ndihmessekretarin amerikan te Shtetit Thomas Countryman. Ne takim u diskutua per situaten politike ne Shqiperi marredheniet dy dhe shumepaleshe si dhe zhvillimet ne rajon. Ministri Haxhinasto falenderoi per qendrimin e hapur dhe te drejtperdrejte te SHBA ne lidhje me situaten politike ne Shqiperi ne koherence te plote me BE dhe OSBE ne mbeshtetje te legjitimitetit dhe funksionimit te sistemit demokratik. Nga ana e tij Countryman theksoi rendesine qe i duhet kushtuar pavaresise se institucioneve. Sipas tij SHBA mbeshtet nje hetim te plote te pavarur dhe gjitheperfshires per ngjarjet e 21 janarit. Gjate takimit dy bashkebiseduesit u ndalen tek situata ne rajon duke vene theksin ne gjendjen e tanishme ne Kosove pas konstituimit te institucioneve qeverisese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›