Stephen Hawking: Po, do e kolonizojmë Marsin!
Profesori Stephen Hawking parashikon se njerëzit do të kolonizojnë Marsin- por jo të paktën edhe për një shekull.
Fizikanti, që ka dekoduar disa nga misteret më të mëdha të universit, tha se është shumë e rëndësishme për njeriun që të përhapet nëpër galaksi në rast se toka do shkatërrohet.
Ai sugjeron se është thuajse e sigurt që toka do të shkatërrohet nga ndonjë luftë bërthamore ose nga ngrohja globale.
Hawking, që po fliste në 70 vjetorin e tij për dëgjuesit e radio BBC, tha se zbulimi më i madh shkencor do jetë jeta në univers. Unë jam optimist se progresi në shkencë dhe në teknologji do u mundësojë njerëzve që të përhapen përtej sistemit tonë diellor, tha Hawking.
Por edhe pse e ka kaluar jetën duke u marrë gjithmonë me subjektet kozmike, kur u pyet se çfarë e preokuponte më shumë, ai tha: Gratë, ata janë komplet mister.