Stërkaj denoncon ekzistencën e kartave të identitetit false

Deputeti i PS-së, Paulin Stërkaj ka denoncuar sot faktin se ekzistojnë në qarkullim karta identiteti false të cilat do të përdoren gjatë procesit të votimit më 8 maj.
Në një konferencë për shtyp deputeti Stërkaj ka paraqitur disa karta false që sipas tij janë të thjeshta për t`u pikasur.
Më tej Stërkaj theksoi se Partia Socialiste i ka marrë të gjitha masat për verifikimin e kartave të identitetit duke trajnuar komisionerët e saj se si mund t`i verfikojnë nëse kartat janë false ose jo.
Sipas tij në kartat e identitetit false mungojnë 12 elementet e sigurisë që sipas tij një kartë e rregullt disponon.