E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stërvitja e parë e Pep Guardiolës

Pep Guardiola sot për herë të parë ka stërvitur skuadrën e tij të re, Bayern Munchen.

Ish trajneri i Barcelonës kishte 17 lojtarë në stërvitjen e tij të parë. Neuer, Starke, Raeder, Lahm, Rafinha, Boateng, Kirchhoff, Contento, Can, Kroos, Højbjerg, Ribery, Müller, Weiser, Weihrauch, Gomez ishin në stërvitjen e Pep Guardiolës.

Trajneri spanjoll nuk është marrë shumë në stërvitje me përgatitjet fizike duke bashkëbiseduar me lojtarët të cilëve u tregoj për planet e tij.

25 mijë tifozë e shikuan nga afër këtë stërvitje. Xherdan Shaqiri nuk ishte pjesë e stërvitjes pasi që ende ndodhet në pushime. /Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›