Steve Martin, 67 vjeç, baba për herë të parë

Aktori i njohur i komedisë , Steve Martin është bërë prind për herë të parë në moshën 67 vjeçare.
Bashkëshortja e tij prej 6 vitesh, Anne Stringfield (41 vjeç), në muajin dhjetor ka sjellë në jetë një djalë, ndërsa çifti ka arritur ta mbajë sekret lajmin deri tani.
“Janë bërë me fëmijë dhe është e pabesueshme se si e kanë mbajtur të fshehtë. Steve është shumë strikt për jetën private”, transmeton TCH, të ketë thënë një burim i afërt me çiftin.
Steve Martin është martuar me Anne Stringfield në vitin 2007, ndërsa më parë, aktori ka qenë i martuar për tetë vite me aktoren Victoria Tennant. /Indeksonline/