Steve Stoute kritikon Grammy Awards
LONDËR - Njëri nga muzikantët veteranë ka kritikuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore “Grammy Awards”, përmes një shkrimi të botuar në “Neë York Times”. Steve Stoute ka thënë se votuesit e “Grammy”, kanë “humbur kontaktin me kulturën e popullarizuar bashkëkohore duke lënë anash këngëtarët si Eminem dhe Kayne Ëest”.
Ai ka shtuar se spektakli është shndërruar në një seri të kontradiktave dhe hipokrizive. Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, e cila u mbajt javën e kaluar, është parë nga 27 milionë shikues, që është numri më i madh që nga vitit 2001.
Stoute, i cili është më së shumti i famshëm për menaxhimin e hip - hop artistit, Nas, konsiderohet si njëri nga zërat më me ndikim në kulturën e muzikës argëtuese dhe të asaj pop. “Duhet të pranojmë ndikimin masiv që ka pasur muzika e Eminem dhe Kanye West tek kjo gjeneratë”, ka shkruar ndër të tjera Stoute.
(e.m/koha/BalkanWeb)