Ziona Chana, burri indian me 39 gra, 94 djem e vajza dhe 33 nipër e mbesa

Chana dhe familja e tij
Indi, 22 Shkurt, NOA- Është në krye të një familje të madhe dhe i lutet Zotit që të jetë në gjendje ti japë mbështetje të afërmeve të tij.
Po flasim për Ziona Chana, nga Baktawng (Indi) i cili ka 39 gra, 94 djem dhe 33 nipër e mbesa.
Familja Chana jeton në një shtëpi të ngjashme me një hotel me 100 dhoma, ku çdo anëtar i familjes jeton me të tjerët, duke përfshirë edhe gratë që flenë aty.
Rezidenca e familjes Chana
E gjithë familja është e organizuar si një ushtri. Detyrat dhe drejtimin e punëve brenda shtëpisë i janë besuar Zathiangi, gruas së madhe të tij.
Kur e gjithë familja ha darkë, gratë gatuajnë 30 pula, 60 kilogram patate dhe 100 litra supë për tu ushqyer të gjithë.
Chana është gjithashtu kreu i një sekti ndjekësit e të cilit janë të lirë të kenë gra sa të duan.
Është interesante se si Chana organizon gratë e tij në lidhje me dhomat e gjumit. Grave të reja dhe më tërheqëse u janë dhënë dhomat që janë afër me dhomën e gjumit të Chana-së, ndërsa grave më të moshuara u janë dhënë dhoma në pjesë të ndryshme të rezidencës.
“Unë e konsideroj veten si një njeri me fat. Jam burri i 39 grave dhe kreu i një familje të madhe”, ka thënë Chana për mediat vendase.
Chana dhe grate e tij
67-vjeçari thotë se ka në plan të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara ku shpreson që të gjejë gra të tjera.
a.e./NOA
Lajme të ngjashmeNuk ka lajme të ngjashme