Zgjedhje të parakohshme në Maqedoni
SHKUP- Zgjedhje të parakohshme, ‘PO’ por në qershor pasi paraprakisht duhen përmbushur kushtet që kohë më parë i parashtroi opozita. Kështu lideri opozitar Branko Cërvenkovski, iu përgjigj thirrjes së mbrëmshme të kryeministrit Nikolla Gruevski për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Cërvenkovski përshëndeti deklaratën e Gruevskit dhe madje u shpreh i gatshëm që për hir të përshpejtimit të procedurës të heq dorë nga kërkesa e tyre e pestë, cila ka të bëj me largimin Ministrit të Drejtësisë dhe Kryetarit të Gjykatës Supreme nga Këshillit Gjyqësor Republikan. Sipas Cërvenkovskit, zgjedhjet e parakohshme janë mënyra e vetme demokratike për zgjidhjen e krizës së thellë në të cilin sipas tij gjendet vendi. Ai madje shpalosi edhe afatet kohore për përmbushjen e kërkesave të partisë së tij, që do të krijonin kushte për zgjedhje të parakohshme.
“Ky është një plan serioz me afate konkrete. Tani ju e keni fjalën. Në rast se jeni të sinqertë dhe dëshironi të ballafaqohemi me popullin në zgjedhje të lira dhe demokratike, dëshmojeni këtë. Pranojeni këtë propozim dhe të fillojmë me punë. Të shkojmë në zgjedhje në qershor”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Ndërkohë partitë shqiptare i janë përgjigjur pozitvisht ftesës së kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoheshme parlamentare.
Pas mbledhjes së kryesisë qendore të BDI-së dhe pas takimit të mbrëmshëm të liderit Ahmeti me kryeministrin Gruevskin, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim do të shkojë në zgjedhje të parakohshme por vetëm në momentin kur do të arrihet konsensus i të gjitha partive politike.
(e.m/koha/BalkanWeb)