E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stili i prindërimit

Nga Anxhela Peza

anxhela pezaPrindërimi është konsideruar gjithmonë si një rol sa i bukur aq edhe i vështirë. Sado që prindëri mund të jetë dikush i cili është shkolluar ka një nivel të caktuar intelektual, kulturor, informacione mbi ndikimet sociale dhe psikologjike të jetës. Përsëri është e vështirë roli i qënit prind dhe stili i prindërimit që zgjidhet. Kur vjen një fëmijë në jetë gjithçka ndryshon, ata bëhen epiqendra e çdo gjëje. Dhe prindërit gjithmonë mundohen të sillen me ta në mënyrën më edukative dhe të mirë të mundshme për ti bërë, të denjë për veten e tyre dhe komunitetin që jetojnë. Kur individi ndryshon status nënë/baba, ka të bëjë shumë dhe instinkti brendshëm. Fëmija lind dhe prindërit janë ata që e rrisin, e orientojnë me botën përreth, i mësojnë të flasin, të ecin, të sillen bukur, edhe pse këto kërkojnë shumë mund. Shpeshherë kthehen në shqetësime, në stres, duke u nevrikosur, duke kërkuar ndihmë dhe këshilla si tek familjarët, shoqëritë apo vetë specialistët.

Nuk mund të mohojmë faktin se fëmijëria është baza e njeriut. Aty ku formohet karakteri i dhe shëndeti psikologjik. E duke u nisur nga këtu jepet forma ku tregohet se çfarë kontigjenti do jëtë individi në të ardhmen. Fëmija është vetë pasqyra e prindërit siç dëgjojmë të thuhet shpesh. Ku vihet re në kopësht, shkollë, mjedise të ndryshme jashtë shtëpisë. Në dilemat që prindërit hasin do ishte mirë që të kërkonin ndihmë tek psikologu. Për ti orientuar më mirë se si ti përdorin format e ndëshkimit, si ti përgjigjen pyetjeve delikate, si tjua shpjegojnë ndryshimet që do ndodhin tek ata, si p.sh shkëputja nga familja për në kopësht/shkollë, ndërrimi i qytetit, divorci i prindërve, ardhja e një motre apo vëllai, nga ndryshojnë vajzat nga meshkujt, zbulimi i trupit të tyre etj. Të gjitha këto janë thelbësore për rritjen e mirë të fëmijës tuaj.

Edhe pse stili i prindërimit vjen nga dashuria e madhe e prindërit për fëmijën e tij apo duke marrë pak nga mënyra se si e kanë rritur prindërit e tij. Mirë është që fëmija të futet gjithnjë në bisedë, ti kërkohet mendim për blerjet e reja të shtëpisë, për gjërat që ai dëshiron ti ketë, për ndjesitë që merr jashtë ambienteve te shtëpisë, e të tjera si këto. Dhuna fizike apo presionet psikologjike në mënyrë kategorike nuk duhen përdorur pasi ata sjellin pasoja të rënda më vonë. Të përdorin sa më shumë lojëra për ti shkathtësuar dhe zhvilluar proceset kognjitive, ti çojnë në kopësht për ti socializuar dhe njohur se bota ka dhe njerëz të ndryshëm. Ti angazhojnë me punë duke i bërë ato të ndihen të dobishëm pavarësisht se si bëjnë shtrimin e tryezës, rregullimin e lodrave, veprimet e mëngjesit.
Dhe një sugjerim tjetër është bashkëpunimi me edukatoren, mësuesen dhe psikologen e kopshtit/shkollës për mirëqenien e fëmijës suaj.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›