Keqshtrajtimi i Tymoshenkos, Ukraina anulon samitin
Ukraina ka anuluar sot samitin dyditor të Europës Qëndrore që do të mbahej në datat 11 dhe 12 maj.
Anulimi erdhi si pasojë e deklaratave të shumë shteteve për bojkotim pas keqtrajtimeve që i janë bërë ish- kryeministres Julia Tymoshenko, e cila ndodhet në burg.
Më shumë se dhjetë kryetarë shtetesh, mes të cilëve edhe presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, kanë refuzuar të marrin pjesë në samit.