E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stinner Shpresoj qe te kthehet arsyeja tek te gjitha palet

Zedhenesi per politiken e Jashtme te Fraksionit te liberaleve demokrate FDP ne Parlamentin gjerman tregon kete qendrim ndaj ngjarjeve te fundit ne Shqiperi


Zoti Stinner si mund te interpretohet pershkallezimi i krizes politike ne Shqiperi


Fillimisht duhet te themi qe kemi te bejme me nje demonstrim kunder qeverise. Ne shtetet demokratike nje gje e tille eshte normale dhe nuk perben problem.


Ne duhet te shohim me kujdes nese demonstruesit kane ushtruar dhune nese po une e denoj kete por po ashtu ne duhet te shohim nese organet shteterore jane sjelle ashtu sic i takon. Tre te vdekurit jane nje shenje alarmuese per situaten. Kryeministri Berisha ka pretenduar se ne valen e ngjarjeve ne Tunizi jane bere plane per rrezimin e qeverise.


Ky eshte nje pretendim qe per mua nuk eshte deshmuar se qendron. Nga ana tjeter une mund te them edhe se ne kemi ne Shqiperi nje qeveri te zgjedhur dhe une vezhgoj ne shume vende qe nese qeveria nuk gjen mbeshtetje atehere kerkohen zgjedhje te reja ose largim i qeverise.


Ne kontekstin europian Shqiperia kerkon te afrohet me Europen dhe normale eshte qe ndryshimet ne pushtet te behen nepermjet zgjedhjeve. Prandaj une mbroj mendimin qe nese nuk shfaqen parregullsi te tjera te medha atehere edhe ne Shqiperi te ruhet modeli europian i ndryshimeve te strukturave te pushtetit politik.


Ne Shqiperi eshte provuar disa here qe vullneti politik te vendoset me dhune. Si mund te ndihmohet Shqiperia qe te heqe dore nga dhuna dhe ti kthehet rrugeve te tjera demokratike fare mund te beje Europa dhe Gjermania


Ne vete nuk mund te nderhyjme. Ne vetem mund te dergojme apel duke kerkuar qe edhe ne Shqiperi te ndiqet modeli europian qe ndryshimet politike te behen me zgjedhje. Ne mund ti bejme te qarte Shqiperise se organet shteterore super-represive qe shkaktojne te vrare nuk pershtaten me modelet demokratike por nga ana tjeter edhe te themi qarte se ndryshimet politike duhen bere me zgjedhje.


Me shume se te dergojme apele dhe te themi se rruga e Shqiperise drejt Europes do te behet shume e veshtire nese keto parime europiane nuk nguliten edhe ne Shqiperi nuk mund te bejme.


Ne Shqiperi jane shtuar zerat qe thone se nderkombetaret nuk levizin.
shte e lehte ta thuash. Nuk levizin fare do te thote... cfare te bejme ne Te dergojme ushtare atje Une nuk mendoj se nepermjet ushtareve ne mund te sjellim ndryshimet e duhura. Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s dhe perpiqet te gjeje rruget per tu bere politikisht pjese e Europes.


Prandaj edhe ne Shqiperi duhet te futen standardet europiane. Ky eshte apeli qe drejtojme ne nga Europa dhe nga Gjermania. Por une nuk mendoj se ne mund te nderhyjme direkt.


A ka ndonje skenar te keq te cilit ju mund ti trembeshit per Shqiperine
Une vetem mund te shpresoj qe ditet e ardhshme te kthehet arsyeja tek te gjitha palet qe nga njera ane te sqarohen konfrontimet e dhunshme dhe ne qofte se ka pasur gabime ne sjelljen e organeve shteterore ato te ndiqen si duhet dhe nga ana tjeter ndryshimet politike te behen me zgjedhje sic eshte e zakonshme ne Europe.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›