Stojku i lë “TARGËN” Tiranës, mbetet te Elbasani

Kur mendohej se kalimi i sulmuesit veteran Gentian Stojku tek skuadra e Tiranës kishte ngelur vetëm një formalitet mes palëve, ka ndodhur ajo që ëndërrohej nga tifozët verdheblu. "Ujku i Vjetër" ka vendosur të qëndojë tek verdheblutë e Elbasanit. Kushtrimi i zemrës së tij është më i fortë dhe kushton më shumë se oferta e Tiranës.
Stojku sot në orën 18:00, do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me skuadrën e Elbasanit nën urdhërat e teknikut Alimehmeti. Tigrat falenderojnë Stojkun për zgjedhjen e tij dhe më këtë veprim që ka bërë jo vetëm ka nderuar veten e tij, por ka bërë të lumtur qindra fansa verdheblu, të cilët e konsiderojnë si një lojtarë simbol të ekipit të tyre.
Marre nga kfelbasani.com