E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaladze, president i Gjeorgjisë?

Kakha Kaladze është një mbrojtës me ambicie të mëdha: synon të studiojë shkenca politike në Shtetet e Bashkuara dhe të bëhet presidenti i vendit të tij, Gjeorgjisë.
Gjatë një interviste të dhënë për televizionin gjeorgjian "Rustavi 2", mbrojtësi 29-vjecar kuqezi pohoi se pasi të varë këpucët në gozhdë do të niset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa vjet, për të studiuar shkenca politike dhe të hyjë më pas në jetën politike të vendit të tij. Kontrata e Kaladzes me Milanin skadon në vitin 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›