E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stokholmi ne feste per martesen e princeshes Madeleine

Stokholmi po feston martesën e princeshës Madelein, më e vogla e familjes mbretërore suedeze. Ajo do të martohet me Kristofer O Neil një bankier anglo amerikan me të cilin është njohur në Nju Jork. E katërta në radhë për trashëgiminë e fronit 30 vjecarja është vajza më e vogël e mbretit Karl i 16 dhe mbretëreshës Silvia. E njohur si një dashamirëse festash, Madeleine ishte transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas prishjes së lidhjes me një avokat suedez që sipas mediave vendase e kishte tradhtuar. Të ftuarit në ceremoni do të jenë 600, përgatitjet e së cilës janë shoqëruar me polemika pas vendimit të ciftit për të jetuar në Nju Jork, si dhe refuzimi i dhëndrit për të mbajtur një titull mbretëror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›