Protestuesit vazhdojne te sfidojne kryeministrin Erdogan
Vazhdon të jetë një situatë e tensionuar ajo në Turqi. Nuk ka shërbyer për asgjë apeli i një dite më parë i kryeministrit Erdogan i cili kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të tyre dhe bëri të qartë se nuk do të jepte dorëheqjen.
Turqia po përgatitet për një fundjavë aspak të qetë. Pavarësisht fjalëve të kryeministrit Erdogan, manifestuesit kanë vendosur ta sfidojnë. Me mijëra persona kanë vendosur të zbresin sërish në shesh pavarësisht kërkesës së kryeministrit për ti dhënë menjëherë fund manifestimeve.
Pas një të premteje që është shënuar nga akte vandale, mbetet ende një mister ajo që do të ndodhë në Stamboll në sheshin Taksim, nga ku dhe u –përhap protesta në shkallë kombëtare.
“Nuk po luftojmë për dicka në vecanti. Duam vetëm paqe, dhe që të respektohen të drejtat tona, kaq. Ky ëshët vendi i Ataturkut dhe ne besojmë në dicka shumë të thellë.”
Përvec Stambollit ku dhe nisi gjithcka, vëmendja ëshët përqendruar dhe në kryeqytetin evendit, Ankara, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Erdogan.
Kryeministri ka bërë të qartë se nuk do të largohet dhe pse zëra brenda partisë së tij dëshirojnë që ai ta bëjë një gjë të tillë.