E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti ukrainas perfshihet serish nga skena dhune

Dhe njëherë më shumë parlamenti i Ukrainës është kthyer në një arenë dhune nga ana e deputetëve të pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit ka arritur të zërë podiumin duke kundërshtuar mungesën e presidentit Janukovic.

Të shara, grushta dhe kaos. Kjo është dhe njëherë më shumë pamja që vjen nga parlamenti në ukrainë.
Deputetët ukrainas kanë degjeneruar në dhunë fizike duke i dhënë rrugë një sherri masiv mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës. Në përpleshje u përfshin me dhjetëra deputetë.
Presidenti i vendit Viktor Janukovic i drejtoi mesazhin e tij të përvitshëm popullit, por nuk u paraqit në sallën e parkamentit për ta lexuar atë.
Në shenjë proteste deputetët e opozitës kanë zënë podiumin e parlamentit duke shkaktuar dhe reagimin e përfaqësuesve të pozitës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›