E Diel, 1 Nëntor 2026

Stoku toksik i raketave ruse, për asgjësim në Suedi

Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa dhe ambasadori i rradhës i OSBE në Tiranë, Robert Bosch, nënshkruan sot marrëveshjen teknike për asgjësimin e stokut të përbërësve të karburantit të raketave “Melanzhi“. Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe Kompania Suedeze SAKAB AB, kompani që do të merret me zbatimin e këtij projekti.

Sasia e përgjithshme e këtij stoku toksik do të jetë afërsisht 30 mijë litra, të cilët do të eksportohen për shkatërrim në Suedi.

Ekspertët shqiptarë, të cilët tashmë kanë një eksperince mjaft të mirë në këtë fushë, në bashkëpunim me ekspertët e Kompanise Suedeze, kanë marrë përsipër realizimin me sukses të këtij projekti.

Projekti do të nis nga puna menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe do të zgjasë 6 muaj.

Në vitin 2001 në Shqipëri nëpërmjet një projekti të përbashkët të Qeverisë Shqiptare me Qeverinë Zvicerane, në vendin tonë u shkatërruan rreth 20 tonë kimikate të rrezikshme,të cilat kanë qenë përdor për qëllime stërvitore, në Forcat e Armatosura. Ky proces u realizuar nëpërmjet projektit “VETOXA“.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›