Arsimi, kompani e huaj për vlerësimin e universiteteve
Tiranë- Një kompani e huaj do të bëjë vlerësimin e standardeve të institucionev etë arsimit të lartë në vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari të Konferencës së Rektorëve, Kacani.
Sipas tij, vlerësimi do të bëjë renditjen me pikë të shkollave tona të larta. Për këtë do të kihen parasysh një sërë elementesh, që nga niveli i zhvillimit të procesit mësimor, përgatitja e stafit akademik, programet e studimit, mënyrën si bëhet vlerësimi i studentëve, si pranohen studentët, si hartohen programet dhe kurrikulat e deri te burimet e financimit dhe mënyra e menaxhimit të tyre.
Sipas Kacanit në përfundim të vlerësimit, të gjitha universitetet do të kenë vlerësimin mbi bazën e cilësisë së tyre. Kështu do të jetë edhe më mirë për punën e vetë institucionit, por edhe për studentët që arsimohen në to.