E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Stoli i Anglisë nuk më mungon”, Gareth Southgate merr titullin “Sir”

Ish-komisari teknik i Anglisë, Gareth Southgate është vlerësuar për kontributin e dhënë në stolin e “Tre Luanëve” pasi mori ditën e djeshme në kështjellën “Windsor” titullin “Sir”.

54-vjeçari udhëhoqi Anglinë në dy finale në Europian (2020 dhe 2024) si dhe në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2018.

Ai është trajneri i katërt i Anglisë që nderohet me këtë titull pas Sir Walter Winterbottom, Sir Alf Ramsey dhe Sir Bobby Robson. Sir Gareth hoqi dorë nga posti i tij në stolin e Anglisë pas humbjes që pësuan “Tre Luanët” përballë Spanjës në finalen e Euro 2024.

Në ceremoninë e organizuar në kështjellën “Windsor”, Sir Gareth Southgate kur u pyet nëse i mungonte puna që kishte kryer me “Tre Luanët” tha: “Jo, aspak! Nuk më mungon!”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›