Stoltenberg: NATO nuk sheh asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të afërt nga Rusia

“NATO nuk sheh asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ose të afërt nga Rusia”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i bllokut, Jens Stoltenberg.
“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ose të afërt kundër ndonjë aleati të NATO-s. Prandaj, ne, natyrisht, monitorojmë nga afër se çfarë bën Rusia. Ne kemi rritur vigjilencën dhe praninë tonë në pjesën lindore të aleancës”, shtoi Stoltenberg.
Sipas tij, NATO vendosi dy synime pas fillimit të operacionit special ushtarak të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Qëllimi i parë ishte “të mbështeste Ukrainën” dhe tjetri ishte të parandalonte konfliktin “nga përshkallëzimi i luftës në shkallë të gjerë midis Rusisë” dhe NATO-s”.
Sekretari i Përgjithshëm konfirmoi gjithashtu se NATO do të nisë një stërvitje të madhe në fund të javës, e cila do të përfshijë 90,000 personel.
/rtsh.al/