E Enjte, 5 Nëntor 2026

Stoltenberg: Rritja e Kinës sfida që duhet t’i përgjigjemi së bashku

Kina nuk është kundërshtarja jonë dhe me Pekinin duhet të angazhohemi për çështje të rëndësishme si ndryshimi i klimës, Afganistani, apo kontrolli i armëve, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

”Kina po ndjek politika detyruese, nuk i ndan vlerat tona dhe investon shumë mbi mbrojtjen”, shtoi Stoltenberg.

“Ngritja e Kinës paraqet sfida për të gjithë aleatët e NATO-s dhe ne duhet të përgjigjemi së bashku. Tema e Kinës nuk ka qenë kurrë e futur në konceptin strategjik dhe për këtë arsye është e nevojshme të merret një pozicion i zakonshëm”, shtoi ai. /ATSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›