E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stonestreet Duhet te zbatohet ligji jo qendrimet e partive

Kreu i misionit te ODIHR-it takohet me kryetarin e KQZ-se

Kreu i misionit te OSBE-ODIHR-it eshte takuar me drejtues te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me te cilet ka diskutuar per ceshtje te procesit elektoral ne Shqiperi dhe hartimit te rekomandimeve qe do publikohen se shpejti. Stonestreet ka nenvizuar temen e bisedes duke shmangur komentet per ceshtje konkrete. Sic edhe mund ta dini pas dy muajve nga mbyllja e procesit ODIHR do te jape raportin perfundimtar se bashku me rekomandimet. Padyshim pikepamja e KQZ-se eshte me shume rendesi ne kete proces pasi cdo proces ne vecanti per sa i perket anes ligjore nuk duhet te kete vetem sugjerimet e partive politike. Gjithashtu edhe te atyre qe merren me administrimin e zgjedhjeve perfshi shoqerine civile dhe te tjereve qe jane te interesuar ne proces ka thene ai. Kreu i misionit te vezhguesve qe sot largohet nga Shqiperia ka bere te qarte se nga OSBE-ODIHR nuk ka nje gjykim publik per procesin e Tiranes nje qendrim i shprehur qarte ne prononcimin e tij. Ne nuk biseduam per ceshtje qe jane duke ndodhur me procesin elektoral. Takimi ishte teresisht i orientuar te teresia e procesit elektoral ne Shqiperi tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›