Opozita vazhdon protesten para selise se KQZ-se
Protesta e Partise Socialiste per procesin e numerimit te votave ne Tirane nxjerr ne skene per here te pare edhe aleatet e saj. Ne ndryshim nga ditet e meparshme simpatizantet e PS-se dhe qytetaret e tubuar paradite dhe pasdite para dyerve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kane pasur si foles kryesore edhe disa drejtues te partive aleate qe jane shfaqur pas procesit zgjedhor te 8 majit. Ju faleminderit nga zemra ambasadoreve te nderuar qe jane akredituar prane Republikes se Shqiperise te cilet te bashkuar deklaruan se kjo qe po behet nuk parashikohet ne kuadrin ligjor. Kjo qe ben KQZ eshte e paligjshme. Ne jemi ketu per tu thene te gjitheve se ne Shqiperi do te sundoje ligji. Jemi ketu per tju garantuar se vota e lire vota e fshehte dhe se qytetaret kane mandatuar Edi Ramen per te qeverisur Tiranen... tha nder te tjera kreu i Partise Socialiste te Vertete 91 Petro Koci. Ai ka konfirmuar mbeshtetjen e subjektit te tij ne perpjekjen e radhes qe PS po ben per ceshtjen e votes se lire dhe qe me gjase ka hapur nje tjeter permase te krizes politike ne vend. Me te njejten gjuhe ka folur edhe kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo i cili ka akuzuar KQZ-ne per vendimmarrje antiligjore. KQZ per fat te keq ka deshmuar jo vetem nje here por shume here qe nuk perfaqeson shtetin e lire nuk perfaqeson shtetin ligjor. Ne jemi ketu per te mbrojtur si voten e lire ashtu edhe shtetin ligjor. E kemi detyre morale si qytetare te ketij vendi qe duam te bashkohemi ne familjen e madhe europiane qe te vijme ketu te gjithe te mbrojme voten e lire eshte shprehur ai duke cilesuar se beteja e opozites behet per demokracine. Nderkohe ne protesten e pasdites ka folur edhe anetari i Kryesise i PS-se deputeti Blendi Klosi i cili ka deklaruar para qytetareve se Edi Rama ka fituar se bashku me PS-ne ne te gjitha qytetet e Shqiperise. Ka akoma nje shprese dhe kjo shprese eshte Edi Rama dhe PS. Kemi sot shume me teper miq nderkombetare sesa kishim nje jave me pare. Ne duhet te jemi te gjithe bashke per te arritur njehere e mire ate qe 20 vjet me pare ishte shprehja qe mbahej mend me mire shte toke e xanun. E sot Sali Berisha perseri thote eshte toke e xanun ligji eshte toke e xanun vota e lire...Ka akoma rruge ka akoma shprese dhe kjo shprese eshte PS dhe Edi Rama eshte shprehur Kosi.