Kompania konsulente amerikane lobim per Bashen dhe pas fushates
Kompania amerikane Podesta Group e cila ishte kontaktuar nga kandidati i mazhorances Lulzim Basha per te hartuar strategjine e fushates se tij elektorale duket se nuk e kam mbyllur ende punen dhe kontraten e saj me shtabin elektoral te mazhorances. Pas nje fushate intensive te shoqeruar me nje sere risish per skenen politike shqiptare perfaqesuesit e Podesta Group mesohet se tashme po vijojne punen per sa i perket situates juridike ne te cilen eshte perfshire gara per kryetarin e Bashkise se Tiranes. Burimet bejne te ditur se perkrah luftes juridike qe perfaqesuesit amerikane te kompanise po kryejne ne favor te kandidatit Basha ne keto momente po vijon edhe lobimi i kesaj kompanie te nderkombetaret per sa i perket mbeshtetjes se te procedurave aktuale ligjore qe i japin mundesine Lulzim Bashes per te dale fitues nga kjo gare. Por nga shtabi elektoral i kandidatit per Tiranen Lulzim Basha nuk jepen detaje sa i perket fillimit te procesit te lobimit te kompanise Podesta Group e cila ne bazen e funksionimit te saj ka pikerisht lobimin dhe marrjen me marredheniet nderkombetare. Gjate nje kerkimi te thjeshte ne internet meson se kjo kompani e ka bazen ne Uashington dhe eshte themeluar 22 vjet me pare me qellim qe te ndihmoje kompanite private dhe qeverite ne promovimin e interesave te ndryshme te tyre. Kjo kompani lobimi mesohet se eshte e afert me Partine Demokratike ne Amerike dhe ne kete kuader ka nje afrimitet te vecante me administraten e Presidentit te SHBA-ve Barak Obama. Ndonese shtabi elektoral i kandidatit te mazhorances Lulzim Basha nuk flet per faturen financiare qe i ka kushtuar demokrateve kontrata me kete grup te fuqishem lobimi te dhenat se ne vitin 2008 kjo firme ka deklaruar nje fitim prej 16 milione dollaresh nga lobimi te lene te kuptosh se kontrata ka qene me kosto te larte. Kjo kompani lobimi numeron nje sere firmash nderkombetare te cilave u permireson imazhin sic jane edhe British Petrolium dhe Lockheed Martin. Por interesant eshte fakti se kompania kryen sherbime lobimi edhe per qeveri te ndryshme. Ne kete kuader duket se kjo kompani e fuqishme ne SHBA qe renditet e treta me e rendesishmja ne Uashington e ka te lehte per te bere edhe luften juridike dhe politike per sa i perket subjekteve per te cilat lobon. Prej kohesh demokratet shqiptare kane preferuar te kene lobiste amerikane gjate fushatave zgjedhore duke i konsideruar ata te rendesishem sa i perket strategjive te rekomanduara per tu ndjekur gjate fushatave zgjedhore. Kjo praktike nisi me vitin 2005 kur Partia Demokratike atehere ne opozite per zgjedhjet parlamentare te mbajtura ne qershor zgjodhi kompanine e famshme amerikane BG amp R per ti hartuar nje strategji fushate. Ajo fushate dhe ato zgjedhje e rikthyen PD-ne pushtet pas tete vitesh ne opozite dhe me sa duket ky sukses ka ndikuar edhe ne vazhdimin e kesaj tradite sa i perket fushatave zgjedhore. Ne fushaten e fundit te demokrateve pame qe kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha u shfaq ne formen e nje njeriu te perqendruar te punet per kryeqytetin dhe te qytetari duke u perpjekur ta mbaje sa me larg retoriken politike ndonese kandidonte perballe liderit te opozites Edi Rama.