E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta perpara zyrave te Bankers Petrolum ne Fier

Nxirë nga nafta bruto. E tillë është jetesa e tyre në zonën naftëmbajtëse Patos - Marinëz.
 Këtë duan të thonë të rinjtë e fshatrave të komunave zharrëz dhe kuman. 
Mjedisi i ndotur dhe terreni i paqëndrueshëm janë shqetësimet kryesore për banorët e kësaj zone.
Banorët e zonës naftëmbajtëse në Fier kanë protestuar vazhdimisht ndaj kompanise bankers. 
Banorët thonë se po jetojnë në mjedis të ndotur dhe nën kërcënimin e rrenimit të shtëpive si pasojë e lëkudnjeve të përditshme të tokës. 
Kompania bankers  nuk ka pranuar asnjëherë se po shkakton shpërthimet ndërsa sa i takon mjedisit pretendon se ndotja e shkaktuar është në nivele të ulëta. 
Nga ana tjetër kompania kanadeze ka financuar disa projekte të komunave zharrëz, Kuman dhe bashkisë Patos,  kryesisht në infrastrukturën rrugore .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›