E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS padi civile ndaj Jozefina Topallit

Deputetet socialiste pritet te depozitojne padi civile per Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar ka diskutuar rreth vendimit te fundit te saj sipas te cilit deputetet qe nuk qendrojne ne salle pas 60 minuteshit te diskutimit te lire qe nuk behen pjese e votimit apo edhe nuk marrin pjese ne komisionet e perhershme penalizohen financiarisht.

Ne fakt ky perkufizim perputhet me aktivitetin politik te kushtezuar qe selia roze ka vendosur me Parlamentin dhe te cilin Jozefina Topalli po perpiqet ta beje sa me te kushtetueshem te jete e mundur edhe ne drejtim te aspektit financiar. Aspekti antiligjor i vendimit qendron ne disproporcionin e tij ne masen ndeshkimore kur edhe per nje mungese te vetme ne komisione Kryetarja penalizon me nje perqindje te konsiderueshme te rroges.

Ne kete drejtim ne diskutimet e djeshme deputetet e majte kane vendosur qe te veprojne ne dy rruge e para te depozitojne padi civile duke kerkuar zgjidhje te ceshtjes ne rruge ligjore dhe e dyta te caktojne nenkryetarin e Parlamentit deputetin Namik Dokle per te kerkuar ndryshimin e vendimit ne fjale.

Nderkohe behet e ditur se per korrigjimin e ketyre perplasjeve apo ndeshkimeve me motiv politik perfaqesues te PS-se dhe perfaqesues te PD-se ne Komisionin e Ligjeve po punojne per pergatitjen e nje drafti te ri per Statusin e Deputetit i cili do te ripercaktoje kriteret e perfitimit trajtimit dhe penalizmit te nje anetari te Kuvendit te Shqiperise gjate aktivitetit te vet parlamentar.

Perkundrejt ketij angazhimi konvertues nuk kane munguar edhe kerkesa te forta ne adrese te Jozefina Topallit e cila ka shenuar rekordin e perplasjeve me deputetet e opozites qekurse ka marre detyren aktuale. Keshtu edhe dje deputete te PS-se kane risjelle idene e ngritjes se nje komisioni hetimor ndaj Kryetares se Kuvendit per te gjithe menaxhimin qe ajo i ka bere financave te ketij institucioni. Ky propozim eshte hedhur poshte nga drejtuesit e mbledhjes me arsyetimin se nje nisme e tille zhvendos vemendjen dhe energjite nga beteja kryesore e PS-se qe eshte transparenca e zgjedhjeve.

Nderkohe nje tjeter teme ka qene edhe procesi politik i nisur ndaj deputetit Ilir Beqja per te cilin eshte vene ne rend pune te Keshillit te Mandateve dhe Rregullores mandati i deputetit per shkaqe te konfliktit te interesave qe pretendohet nga Partia Demokratike. Deputetet socialiste jane solidarizuar me kolegun e tyre i cili pritet te ballafaqohet diten e premte me kerkesen e Partise Demokratike per zhveshjen e tij nga perfaqesimi aktual.

Ajo qe ka rene ne sy eshte shmangia e cdo diskutimi mbi ceshtjen e Gjykates Administrative qe ka provokuar shume reagime politike kohet e fundit. Vetem dy dite me pare zv.ambasadorja amerikane Deborah Jones ka kerkuar nje takim me kreun socialist Edi Rama ne te cilin eshte diskutuar qendrimi i selise roze per draftin e rrezuar nje jave me pare. Heshtja e mbajtur dje nga deputetet e saj per nje problem qe gjithsesi ka kaluar caqet e nje shqetesimi politik te dites deshmon se vullneti politik i PS-se mbetet ende i pandryshuar. Nga ana tjeter nuk mund te mohohet se ne vetvete kjo eshte nje vendimmarrje qe me shume sesa merret ne grup i serviret atij per diskutim pasi ekipi drejtues i selise roze vendos paraprakisht per qendrimin qe duhet mbajtur per ceshtje me rendesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›