Strasburgu ndeshkon Shqiperine

Ceshtja “Vrioni dhe te tjere kunder Shqiperise” ka lidhje me konfliktin e pronesise per gjysmen e nje banese private ne Tirane, qe sipas Gjykates evropiane te te drejtave te njeriut nuk eshte zgjidhur drejt nga shteti shqiptar dhe ku gjykatat kane shkelur te drejtat e pronareve.
Historia e se drejtes se prones lidhet me nje konflikt midis pronareve te vjeter B. Benusi dhe pronareve te rinj K. Glozheni per gjysmen e nje shtepie private se bashku me truallin dhe oborrin, gjithesej 600 meter katrore, te cilen pronari aktual e kishte blere rreth 50 vjet me pare.
Duke shpjeguar rrethanat e ceshtjes “Vrioni dhe te tjere kunder Shqiperise”, gjykata e Strasburgut tregon se si prona kishte kaluar nga njeri person tek tjetri. Para luftes ne Shqiperi, babai i kerkuesve ishte pronar i nje vile se bashku me 1,377 metra katrore truall ne Tirane.
Por ne 21 prill 1948 Gjykata e Larte Ushtarake e shpalli Benusin fajtor per ceshtje politike duke e denuar ate me 7 vjet burg, si dhe urdheroi konfiskimin e gjysmes se prones qe ishte hipotekuar.
Sipas nje ligji te asaj kohe, kjo prone i kaloi shtetit dhe brenda te njejtit vit shteti ia shiti kete pjese pronarit te ri Glozheni. Por ne 1992 prona iu kthye serish pronareve te vjeter duke shenuar keshtu fillimin e maratones se proceseve civile ne te gjitha shkallet e gjyqesorit vendas.
Procesi u mbyll ne vitin 2002 ne Gjykaten Kushtetuese me vendimin ku ankesa e aplikuesve u vleresua e papranueshme pasi ishte jashte juridiksionit te saj. Po ashtu, ne kete vendim gjykata e Strasburgut kerkon demshperblimin financiar me 450 mije euro per pronaret e vjeter, ndersa prona i mbetet pronarit te ri.
Ne kete vendim thuhet se shteti i paditur duhet t’ua paguaje te gjithe shumen kerkuesve brenda 3 muajve, nga data kur vendimi u be perfundimtar ne perputhje me nenin 44/ fraksion 2 te konventes.
Shifra prej 450 mije eurosh duhet te konvertohet ne monedhen e vendit te paditur ne kursin e aplikuar diten e vendimin. Pervec 450 mije eurove, shteti shqiptar duhet t’u paguaje kerkuesve edhe cdo takse qe mund te ngarkohet ne perputhje me demin financiar dhe jo financiar.