Shkodër, fshati Zogaj pa sinjal të TV shqiptare
Fshati turistik Zogaj, i rrethit të Shkodrës privohet nga e drejta për tu informuar në shqip, ndërkohë i vetmi sinjal televiziv që mbërrin në shtëpitë e tyre është ai i televizioneve malazeze. Sipas banoreve, kjo gjë ndikon edhe në zhvillimin e turizmit.
SHKODËR- Fshat turistik, për më tepër vendi ku antenat e transmetuesve televizive shqiptarë. Strehohen, dhe i japin jetë dhjetra televizione kombëtare dhe privatë. Por fshati Zogaj i Shkodrës, pavarësisht turizmit që ofron dhe pavarësisht se mban në faqen e malit të Taraboshit antenat televizive shqiptare, në shtëpitë e banorëve të fshatit Zogaj ka vetëm sinjal të televizioneve malazeze.
Fshati turistik Zogaj, privohet kështu nga e drejta për tu informuar shqip ku shkak për këtë është bërë mospërforcimi i transmetuesve televizivë në malin e Taraboshit. Në fushatat e kaluara zgjedhore banorëve iu premtua nga Bashkia dhe deputetët e zonës se do të vendosej një pajisje që do të përforconte sinjalin shqiptar në këtë fshat, por kjo duket se nuk ka ndodhur. Banorët shprehen për televizionin “Neës24” se nuk mund të informohen mbi ngjarjet e ndryshme që ndodhin në Shqipëri, dhe se e vetmja mënyrë informimi apo argëtimi, mbeten televizionet malazeze. Sipas tyre, ky problem ndikon direkt edhe në zhvillimin e turizmit në sezonin e verës.
Fshati turistik Zogaj, ndodhet 9 km larg qytetit të Shkodrës dhe kufizohet nga Kraja e Malit të Zi. Pozita gjeografike e zonës turistike të Zogajt është pranë shpatit të Taraboshit dhe të liqenit të Shkodrës. Kjo zonë, përveç bukurive natyrore që mbart, ka edhe bukuri të rralla arkitekturore. Shtëpitë janë shumë të veçanta, të veshura me gurë, ndërsa ato më të vjetrat janë të përbëra nga 3 kate dhe janë të quajtura kulla, me puse të thella me ujë të ftohtë.
(a.r/news24/balkanweb)