Berat, privatizimi i Maternitetit. Braçe: Prokuroria të hetojë
Në një konferencë për shtyp në Berat deputetët socialistë Bello e Braçe si dhe kreu i Bashkisë Nasufi reaguan për skandalin me aferat e privatizimit të godinës së ish maternitetit duke kërkuar që Prokuroria e rrethit të merret seriozisht me këtë cështje.
BERAT- Deputetët e Partisë Socialiste Erion Braçe dhe Marko Bello bashkë me kreun e Bashkisë së qytetit të Beratit Fadil Nasufi, kanë përmendur sërish skandalin dhe tentativat për privatizim e godinës së ish Maternitetit në Berat.
Deputët dhe kryebashkiaku reaguan njëzëri për këtë rast, duke e quajtur atë korruptiv, dhe aferat sipas tyre po zhvillohen brenda Partisë Republikane në prag fushate për qëllime elektorale. Deputeti Braçe ka kërkuar përsëri me forcë të nisin hetimet mbi këtë skandal.
“I bëj thirrje Prokurorisë së Beratit që të merret në rrugë hetimore dhe të sqarohet se cili ka qenë qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Nga një godinë në shërbim të Ministrisë së Shëndetësisë për të cilën ka pasur projekte për ta shndërruar në një spital Geriartrik, një godinë nga e cila kjo ministri heq dorë përfundimisht në rrugë klientelistë dhe korruptive për tia dhënë një anëtari të Partisë Republikane i cili do të kandidojë për deputete në qytetin e Beratit”- theksoi Braçe në fjalën e tij.
Ndërkohë në reagimin ndaj deklaratave të zv/kryeministrit Genc Pollo, ku ky i fundit theksoi pak ditë më parë në turin e takimeve në Berat se procesi i kartave të identitetit po pengohet qëllimisht nga opozita dhe vendorët lokalë, Braçe ka dhënë këtë përgjigje
“Jo, përkundrazi është qeveria ajo që po pengon pajisjen me karta identiteti të banorëve që janë në Berat, është qeveria që po e vonon këtë proces dhe është ajo që po synon ta dështojë këtë proces. Në tre komuna të rrethit të Beratit nuk ka filluar ende procesi, siç është komuna e Rashnikut ku janë identifikuar 1800 banorë pa pasaportë dhe komuna e Thinjës ku edhe atje ka 1700 banorë të cilët janë pa dokument identifikimi”- tha deputeti Braçe.
Deputetët Erion Braçe dhe Marko Bello si dhe kryebashkiaku Nasufi bënë thirrje që qytetarët të aplikojnë për kartat e identitetit, pasi socialistët do të kompesojnë të gjitha shtresat menjëherë pas fitimit të zgjedhjeve në dt 28 Qershor
Më rej Braçe shtoi se “dua të bëj me dije qytetarët se më 29 qershor do të jetë një qeveri e ndryshme nga kjoqë do të marrë përsipër të paguajë çdo shifër të kompensimit”.
(a.r/news24/balkanweb)