E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasburgu pro Timoshenkos: Ukraina dhunoi dhe shkeli të drejtat e saj

TIMOSHENKO-NE-GJYQ-AStrasburg- Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka cilësuar si të padrejtë burgosjen para gjykimit të ish-kryeministres së Ukrahinës, Julia Timoshenko.

Sipas saj autoritetet kanë shkelur dhe dhunuar të drejtat e politikanes për rishqyrtim ligjor dhe kompesim.

Tymoshenko është dënuar me shtatë vite burg për abuzime me pushtetitn, ndërsa ka tentativa nga qeveria aktuale për të ngritur akuza të tjera ndaj saj. Vetë ish-kryeministrja ka thënë se ka pasur keqtrajtime fizike në burg.

Pas dënimit të dhënë nga gjykata ukrahinase avokatët e saj bënë kërkesë për gjykim në Gjykatën e Strasburgut. Tymoshenko thotë se akuzat ndaj saj janë të motivuara politikisht dhe se arrestimi i saj ishte i paligjshëm. Sakaq ajo aktulaisht po trajtohet për dhimbje akute në kurriz në një spital shtetëror. Presidenti aktual ukrainas Viktor Yanukovych ka qënë rivali i saj për gati një dekadë.

Shumë politikanë BE-së kanë përsëritur kritikat e tyre ndaj autoriteteve ukrainase dhe në qershor liderët evropianë bojkotuan ndeshjet e futbollit të “Euro 2012″ në Ukrainë, për të treguar pakënaqësinë e tyre në paraburgim saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›