E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Pritet rritje e inflacionit, kujdes me politikat fiskale dhe borxhin publik

ARDIAN-FULLANI-250x200Tiranë- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka deklaruar sot se norma bazë e interesit do të vijojë të jetë e pa ndryshuar, duke qëndruar në nivelin 3.75%. Por ai u shpreh se gjatë këtij viti pritet të ketë një rritje të çmimit për produktet e konsumit dhe kjo për shkak të mungesë së ofertës dhe investimeve private.

Nga ana tjetër, ecuria e konsumit dhe investimeve private mbetet e dobët dhe e paqëndrueshme. Vazhdimësia e rritjes ekonomike nën potencial do të përcaktojë presione të ulëta inflacioniste edhe gjatë periudhës së ardhshme. Në mungesë të goditjeve të paparashikuara nga kahu i ofertës, çmimet e konsumit do të vazhdojnë rritjen me norma të ulëta. Me një probabilitet ndodhjeje 90%, inflacioni vjetor pritet të luhatet në intervalin 0.6% 3.6%, pas 4 tremujorëve. Nivelet e ulëta të inflacionit vjetor dhe parashikimi për vazhdimësi të tyre përgjatë horizontit kohor të veprimit të politikës monetare, kushtëzojnë ruajtjen e natyrës stimuluese të politikës monetare monetar edhe gjatë tremujorëve të ardhshëm,- tha Fullani

Në vijim guvernatori u shpreh se rritja ekonomike gjatë tremujorit të parë ka qenë e ulët dhe ajo është bazuar kryesiosht tek kërkesat e huaja, pasi komponentët e kërkesës së brendshme vijojnë të shfaqin një ecuri të plogësht.

Konsumi dhe investimet private mbeten të dobët , në prani të pasigurive për të ardhmen, të ngadalësimit të të ardhurave të disponueshme, të kushteve më të shtrënguara të financimit dhe të kapaciteteve të lira të prodhimit. Ecuria e treguesve buxhetorë në tremujorin e parë të vitit, tregon për rritjen e stimulit fiskal. Defiçiti buxhetor u rrit me 41.5% gjatë këtij tremujori, duke reflektuar rënien me 3.6% të të ardhurave fiskale dhe rritjen me 1.4% të shpenzimeve publike. Banka e Shqipërisë tërheq edhe njëherë vëmendjen për rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave fiskalë dhe për kontrollin e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik në nivele të përballueshme e të padëmshme për ekonominë shqiptare. Në opinionin tonë, prioriteti afatmesëm i politikës fiskale duhet të mbetet ruajtja e disiplinës buxhetore. Në afat të gjatë, borxhi publik shqiptar duhet të reduktohet dhe të ankorohet në një rregull fiskal të besueshëm, efektiv dhe transparent,- vijoi ai.

Sa i përket sektorit të jshtëm të ekonomisë ai u shpreh se ka një ngushtimin vjetor me 27.1% të defiçitit tregtar, duke reflektuar njëkohësisht rritjen e mëtejshme të eksporteve dhe ecurinë e dobët të importeve. Për këtë periudhë,- tha Fullani, importet janë tkurrur me 9.5% në terma vjetorë, ndërkohë që eksportet kanë ruajtur ritme të larta të rritjes vjetore, prej 18.6%.

Kliti Topalli/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›