Bastet trondisin edhe Francën, dyshime mbi Ajacio-Montpellie
TIRANE-Jo vetëm në Itali, Ballkan apo Azi, tani hijet e trukimeve bien edhe mbi Francë. Autoritetet përgjegjëse kanë nisur një hetim pas sinjaleve për fluksin e çuditshëm të basteve gjatë një ndeshjeje në Ligën 1. Bëhet fjalë për takimin mes Ajaçios, skuadër e cila ndodhet në zonën e ftohtë dhe kampionëve në fuqi të Montpeliesë, ndeshje cila u mbyll me rezultatin 2-1.
Në pamje të parë duket çdo gjë normale, pasi 2-1 mund t’i ndodhë të mundet çdo ekipi, por kur sheh shumat e basteve që u luajtën për fitoren e Ajaçios, kur ndeshja ishte 0-1 për Montpelie dhe kur vendësit madje ishin me 10 lojtarë, menjëherë lindën dyshimet. Dyshime që u përfoncuan në fund të takimit, kur ndeshja përmbyset në 2-1 në minutat e fundit.
Presidenti i kompanisë së basteve Arjel, Zhan Fransua Vilot ishte ai që ngriti dyshimet e para rreth këtij takimi, për shkak të sinjaleve të ndryshme dhe bastet anormale me shifra të ekzagjeruara. Kjo është hera e parë që një ndeshje e divizionit më të lartë francez hetohet nga autoritetet përkatëse edhe pse sinjalet për ndeshje të dyshuara nuk kanë munguar. Skandali i basteve në futboll vetëm sa zgjeron gjeografinë e tij, pavarësisht se janë me mijëra dosje dhe nga dita në ditë arrestohen njerëz në lidhje me këtë çështje.
(d.b/BalkanWeb)