Strasburgu shkrin Shqiperine

Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes i ka dhene sot fund debatit per kredencialet delegacionit te ri shqiptar, por jo atij per menyren e shkarkimit te kreut te delegacionit, Aleksander Biberaj.
“Ne kemi arsye te mendojme se kreu i delegacionit shqiptar eshte shkarkuar ne nje menyre te papergjegjshme”, ka deklaruar perfaqesuesi i AP, Matias Reorsi, i cili ka paralajmeruar perjashtimin e Shqiperise nga disa aktivitete.
Nderkohe, komitetet e kesaj Asamblese kane vendosur qe te bejne nje raport ne lidhje me kete ceshtje, ndersa ne Tirane pritet te vijne dhe reporteret e Keshillit te Europes.
Ardhja e tyre ishte e njoftuar me pare, per ligjin e lustracionit, por tani ata do te shqyrtojne edhe ceshtjen Biberaj.