Vlorë, konferencë për projektet e investitorëve të huaj
Është zhvilluar në Vlorë, konferenca e prezantimit të projekteve të investitorëve të huaj qe operojnë në këtë qytetin. Vendosja e kontakteve me autoritet lokale të qarkut dhe njohja me mundësitë për investim kanë qene qëllimi i takimit.
VLORE- Është zhvilluar në qytetin e Vlorës konferenca e prezantimit të investitorëve të huaj ku pjesëmarrës ishin përfaqësues dhe drejtues të FIAA-së, drejtues të institucioneve dhe përfaqësues të biznesit në Vlorë. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i shoqatës së investitorëve të huaj në Shqipëri e cila përfaqëson pjesën më të madhe të stokut të investimeve të huaja në vend. Takimi u hap nga drejtoresha ekzekutive e FIAA-së, Marinela Jazoj e cila prezantoi dhe atë se çka përfaqëson kjo shoqatë jo fitimprurëse.
Në epiqendër të këtij aktiviteti ishte dhe vendosja e kontakteve me autoritetet lokale të qarkut dhe njohja me mundësitë për investime në këtë qark. Sipas drejtuesve të kësaj shoqate roli i FIAA-së konsiston në dy objektiva kryesore, në nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri dhe lehtësimin e dialogut midis qeverisë shqiptare dhe biznesit të huaj në vend. (a.r/news24/balkanweb)