E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanaj në mbledhje qeverie. Berisha shpall vendimin për Univ Mjekësisë

Zv.ministri i Shëndetësisë Ivanaj ka marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë të kryesuar nga kryeministri Berisha. Ivanaj është ulur përballë kreut të qeverisë, ndërkohë Berisha ka publikuar si vendim të parë, ngritjen e Universitetit të Mjekësisë. 

TIRANE- Një ditë pas publikimit të videos ku bënte striptizëm në festën e fundvitit të administratës së Ministrisë së Shëndetësisë, zv/ministri Ivanaj ka marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë. Rreth orës 10 të paradites, pak orë përpara se të nisej drejt Forumit Ekonomik të Davosit në Zvicër, kryeministri Berisha është ulur përballë anëtarëve të këshillit të ministrave, mes të cilëve mungonte ministrja e Shëndetësisë Anila Godo. Por në vend të saj ishte i pranishëm zv.ministi Arben Ivanaj, njeriu video e të cilit qarkullon që nga dita e djeshme në celularët e deputetëve dhe politikanëve shqiptarë.
E si për koincidencë, vendimi i parë i publikuar nga kryeministri në këtë mbledhje ka qenë ngritja e Universitetit të Mjekësisë.
Më tej në prani të ministrave dhe zv.ministrave kreu i qeverisë publikoi vendimin për ndërtimin e portit të kontenierëve në pyllin e Sotës në Vlorë. Ky projekt sipas kryeministrit parashikon edhe ndërtimin e një autostrade me katër korsi, si dhe të një aeroporti të ri, i cili bëhet i dyti pas atij të Kukësit që nuk është vënë ende në punë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›