E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasser: Mbështesim Berishën. Situata politike e dëmshme për integrimin

PPE-ja ka shprehur mbështetjen e saj për kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha por ka theksuar se situata politike në Shqipëri është e dëmshme për vendin dhe për perspektivën europiane të Shqipërisë.

Kjo deklaratë vjen nga Kryetari i Delegacionit austriak në Grupin e PPE dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme Ernest Strasser i cili ka theksuar se qeveria e kryeministrit Berisha ka mbështetjen e plotë të PPE-së.

"Unë shpresoj sinqerisht se Shqipëria do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ta drejtuar vendin drejt anëtarësimit në BE. është koha për Shqipërinë t'i bashkohet familjes europiane, dhe familja politike e PPE do të jetë aty për ta mbështetur dhe ndihmuar atë" theksoi Strasser.

Gjithashtu Strasser deklaroi se ka mirëpritur kthimin e opozitës në parlament dhe i kërkoi asaj të qëndronte së Kuvend për të përmbushur rolin e saj si një opozitë demokratike që merr përgjegjësitë e saj dhe si legjislator dhe përfaqësues i njerëzve seriozisht.

"Unë gjithashtu mirëpres të gjitha masat e marra nga qeveria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe e inkuroj të vazhdojnë punën dhe ta përforcojnë atë", vazhdoi Strasser.

Më tej Strasser theksoi se Shqipëria duhet të kapërceje të gjitha vështirësitë dhe të punojë bashkë me opozitën në Parlament për një të ardhme më të mirë.

"Kryeministri Berisha është njeriu i duhur në vendin e duhur dhe ka mbështetjen time të plotë" përfundoi deklaratën e tij Strasser.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›