E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Duket se Maqedonia është duke shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. Lajmi bëhet publik nga agjensia e lajmeve Ina e cila citon kryetarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në Maqedoni Aleksandar Novakovski i cili thekson se ky institucion është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme apo zgjedhje të rregullta.
Ndërkohë qeveria maqedonase ka angazhuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për pastrimin e listave zgjedhore në të gjitha komunat duke filluar nga periudha e vitit 1980 e deri në vitin 2010.
Projekti për pastrimin e listave zgjedhore parashikohet të përfundojë deri më 31 tetor të këtij viti, ku do të krijohen kushtet për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme në muajt e fundit të vitit apo gjatë muajve shkurt apo mars të vitit 2011. Sipas agjensisë së lajmeve Ina këto parashikime konfirmohen jozyrtarisht edhe nga anëtarë të partive politike në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›