E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategji e re per taksat, ndryshon akciza dhe tarifat doganore

Politika e taksave per tre vitet ne vazhdim tashme eshte gati, pavaresisht se vendi shkon ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare ne qershor. Sipas projektbuxhetit afatmesem 2009-2011 qe eshte duke u hartuar ne Ministrine e Financave, kete vit dhe dy vitet ne vazhdim, do kete ndryshime ne tatime e taksa. Do te kete rishikim te akcizes me tendence rritje per mallrat e forta, do te kete ulje te kontributit te sigurimeve shoqerore. Gjithashtu reforma ne taksat nacionale do te vijoje eshte ne vitet ne vazhdim, ne kuader te decentralizimit te pushtetit lokal ku disa taksa me natyre nacionale do t'i kalojne per administrim, pushtetit lokal. Ne programin qeveritar lajmerohet se akciza TVSH, synohet te mbahet konstante por nuk perjashtohet nje rishikim i saj ne kuader te programit te qeverise. Gjithashtu per shkak te liberalizimit te plote te tarifave doganore me vendet te rajonit, gjate viteve ne vazhdim do te kete nje reduktim te ndjeshem te tarifave doganore e per pasoje edhe nje renie e te ardhurave doganore, ne buxhetin e shtetit. Burimet zyrtare nga Ministria e Financave njoftojne se, politikat fiskale do te shoqerohen me permiresime te ndjeshme administrative ne mbledhjen e ketyre taksave, sidomos ne permiresimet administrative tatimore, te cilat do te konsistojne ne riorganizimin e sistemit te administrates, rritjen e performances ne drejtim te sherbimit ndaj taksapaguesit. Gjithashtu reformat do te synojne ne shmangien e kontakteve inspektor tatimor-tatimpagues. "Taksa me te buta" eshte filozofia me te cilen qeveria, eshte duke bere politika jo vetem per te lehtesuar barren fiskale, por edhe per te nxitur investimet e huaja dhe punesimin. Niveli historik i tatimeve dhe taksave ne Shqiperi, nese i mbledhim nje per nje dhe i zbatojme ne menyre korrekte, do te bente qe ne buxhetin e shtetit te vileshin 42 deri ne 45 per qind te ardhura fiskale ne raport me PBB (Prodhimin e Brendshem Bruto), pohojne ekspertet ne Ministrine e Financave. Ne te vertete realiteti deshmon nje tjeter situate. Ne vjelim vetem pak me shume se 20 per qind, te ardhura fiskale ne raport me PBB, ose sa gjysma e mesatares qe vilet ne vendet e rajonit. "Ne kerkojme qe gradualisht te bejme kete perputhje, duke ecur ne te dyja kahet; duke zbutur ngarkesen ligjore teorike fiskale; dhe duke bere ndryshime thelbesore ne administrimin e taksave", ka thene zv/ministri i Financave Florion Mima. Parashikimi i te ardhurave nga tatimet dhe doganat si zeri kryesor i te ardhurave te buxhetit te shtetit, per periudhen 2009-2011 do te karakterizohet nga nje rritje me ritme te kenaqshme, nga 18.5 % e PPB ne vitin 2009 ne 18.9% e PPB ne vitin 2011, ose nga 217,930 miliard leke ne vitin 2009 ne 268,1 miliard leke ne vitin 2011. Zerat kryesore kontribues do te jene, te ardhurat nga TVSH dhe te ardhurat nga akciza.

Taksat, Financat bejne gati ndryshimet

• Mbajtja konstante e normes se TVSH-se gjate (subjekt rishikimi ne perputhje me programin e qeverise)

• Rishikimi i taksave nacionale ne nivelet e tyre dhe ne kuader te reformes se decentralizmit fiskal

• Rishikimi i nivelit te akcizes se mallrave te forta ne perputhje me nivelin e akcizes sipas sistemit tatimore te vendeve te BE-se.

• Ulja e te ardhurave nga taksa doganore si rezultat i zbatimit te angazhimeve tarifore ne Marreveshjen e Ndermjetme BE-Shqiperi, CEFTA, MTL me Turqine

• Norma e kontributit per sigurime shoqerore ulje ne fillim ne gjashtemujorin e pare te 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›