Strategjia Obama per Afganistanin

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka bërë një paraqitje relativisht optimiste të situatës në Afganistan. Luftëtarët radikalë islamistë të Al-Kaidës dhe talibanët nuk janë mundur përfundimisht, por baza e pushtetit të tyre është dobësuar. "Dua të jem i qartë: Kjo ka për të vazhduar të jetë një ndërmarrje e vështirë, por unë jam në gjendje të raportoj se falë shërbimeve të jashtëzakonshme të trupave tona dhe civilëve në terren ne jemi në rrugën e duhur për të arritur qëllimet tona."
Prandaj tërheqja e trupave amerikane mund të fillojë edhe në verë 2011, theksoi Obama gjatë prezantimit të strategjisë së luftës të rishikuar prej ti në një konferencë për gazetarë.
Në raport thuhet se shtimi i trupave kohët e fundit kishte shënuar sukses në ndaljen e hovit të Talebanit në pjesën më të madhe të vendit.
Raporti thotë se udhëheqja e lartë e Al-Kaidës në Pakistan tani është më e dobët dhe nën më shumë presion se sa që ka qenë ndonjëherë që nga rënja e talebanëve nëntë vjet më pare. Shtetet e Bashkuara do të fillojnë shkurtimin e trupave vitin e ardhshëm dhe pritet t'i japin fund rolit luftarak në 2014.
Delina Bitraku